Ndërlidhjet

Zbogar i kënaqur me zgjedhjet lokale


Kosovë - Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar (Ilustrim)

Kosovë - Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar (Ilustrim)

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zbogar tha sot se fakti që zgjedhjet lokale ishin të organizuar në mbarë territorin e Kosovës, është një sukses i jashtëzakonshëm.

Ai ka uruar kryetarët e posazgjedhur për besimin e marr në këtë proces, dhe ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrje.

“Pres me padurim që të fillojë së punuari me të gjithë të zgjedhurit, për të përshpejtuar të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka thënë Zbogar.

Diplomati evropian ka përgëzuar edhe mekanizmat kosovar dhe ndërkombëtar të sigurisë, si dhe KQZ-në dhe OSBE-në për rolin e tyre në lehtësimin e këtij cikli zgjedhor, pavarësisht, siç thotë ai, “kompleksitetit të tyre”.
XS
SM
MD
LG