Ndërlidhjet

logo-print

Qeveria libaneze ia jap ushtrisë Tripolin nën kontroll


Liban - Njerëzit duke ikur nga plumbat e snajperëve në qytetin bregdetar Tripoli (1 dhjetor 2013)

Liban - Njerëzit duke ikur nga plumbat e snajperëve në qytetin bregdetar Tripoli (1 dhjetor 2013)

Qeveria e Libanit i ka dhënë forcave ushtarake kontrollin mbi qytetin Tripoli për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kryeministri në detyrë i libanit Najib Mikatri e ka bërë publik këtë vendim, të hënën pasdite, ndërsa ka arsyetuar se përgjegjësinë për këtë qytet bregdetar e ka lënë në duart e ushtrisë për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë.

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në Tripoli gjatë fundjavës.

Këto vdekje u shënuan pas përleshjeve të militantëve që mbështësin palët e ndryshme në luftën e Sirisë.

Incidentet e përgjakshme në Liban janë shtuar së fundi në këtë qytet bregdetar, i cili ishte arenë e përplasjeve vdekjeprurëse gjatë luftës civile në këtë shtet, por dhuna u shtua pas revoltës në Siri e cila nisi në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG