Ndërlidhjet

Konfirmohet viktima e parë me H7N9 në Hong Kong


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Hong Kong bënë të ditur të hënën se një shtetas i tyre ka vdekur pas infektimit me virusin e shpezëve H7N9, që paraqet një shenjë tjetër se virusi po shpërndahet jashtë kufijve të Kinës.

Instituti për shëndet dhe ushqim në këtë shtet, ka bërë të ditur se viktima është një 36 vjeçar i cili ka pasur kontakt me shpezë dhe ka udhëtuar në krahinën Shenzhen të Kinës.

Ai ishte hospitalizuar para pak kohe në gjendje të rëndë shëndetësore, pas kthimit në Hong Kong, dhe ishte konfirmuar se bartte virusin vdekjeprurës.
XS
SM
MD
LG