Ndërlidhjet

Parlamenti ukrainas diskuton kërkesën e opozitës


Kiev, 2 dhjetor 2013.
Kiev, 2 dhjetor 2013.
Parlamenti i Ukrainës diskuton sot për të mbajtur ose jo votën e besimit ndaj qeverisë.

Opozita kërkon dorëheqjen, pasi presidenti Viktor Yanukovych ka vendosur që të shtyjë nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

Vendimi ka shkaktuar protestat më të mëdha në Ukrainë që prej Revolucionit të Portokalltë më 2004.

Pavarësisht krizës në vend, Yanukovych udhëton sot drejt Kinës, ku pritet të kërkojë ndihmë financiare.

Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov, ka thënë se protestat në Kiev dhe gjetkë kanë “shenja të një grusht-shteti”.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, ka thënë se Uashingtoni nuk i konsideron protestat paqësore si përpjekje për grusht-shtet.
XS
SM
MD
LG