Ndërlidhjet

Pakti SHBA-Afganistan, i rëndësishëm për NATO-n


Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se aleanca ushtarake do të tërheqë të gjitha trupat e saj nga Afganistani në fund të vitit 2014, nëse presidenti afgan, Hamid Karzai, nuk nënshkruan paktin e sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Rasmussen ka thënë se pa një marrëveshje SHBA-Afganistan, NATO-ja nuk do të jetë në gjendje të finalizojë marrëveshjen e saj me Qeverinë afgane.

Pakti amerikano-afgan parashikon kushtet e qëndrimit të disa ushtarëve amerikanë në Afganistan edhe pas vitit 2014.

Këshilli i Madh i Fiseve e ka mbështetur marrëveshjen, por Karzai do që vendimi final të sillet nga pasardhësi i tij, pas zgjedhjeve në muajin prill.
XS
SM
MD
LG