Ndërlidhjet

TI: Korrupsioni po shkatërron vende


Logo e Transparency International
Logo e Transparency International
Transparency International paralajmëron se korrupsioni brenda sektorit publik vazhdon “të shkatërrojë” vende në gjithë botën.

Vlerësimi bazohet në Indeksin vjetor të Korrupsionit, të publikuar të martën nga organizata me seli në Berlin.

Koordinatorja e programit, Svetlana Savitskaya, ka thënë se imazhi është mjaft i zymtë në vendet ish-sovjetike, ku shumica e tyre ose kanë përkeqësim rezultatesh, ose kanë mbetur njësoj si vitin e kaluar.

Afganistani përbën performuesin më të keq në botë, bashkë me Korenë e Veriut dhe Somalinë, ndërsa Danimarka dhe Zelanda e Re mbajnë vendin e parë.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG