Ndërlidhjet

Papa takon Netanyahun, apelon për paqe


Papa Françesku dhe kryeministri Netanyahu
Papa Françesku dhe kryeministri Netanyahu
Papa Françesku ka pritur të hënën në Vatikan kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ka bërë thirrje për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Lindjen e Mesme.

Vatikani ka thënë se bisedimet janë fokusuar në “situatën komplekse politike dhe sociale në Lindjen e Mesme, e në veçanti në rifillimin e negociatave izraelito-palestineze”.

Netanyahu po ashtu ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë për një marrëveshje bërthamore me Iranin.

Ai ka ftuar papën në Izrael, por nuk është caktuar ndonjë datë e saktë e vizitës.

Izraeli dhe Vatikani kanë krijuar marrëdhënie të plota diplomatike në vitin 1993.

Netanyahu në Romë ka takuar edhe homologun e tij italian, Enrico Letta.
XS
SM
MD
LG