Ndërlidhjet

Policia në Bangkok heq barrikadat para qeverisë


Protestat antiqeveritare në Bangkok
Protestat antiqeveritare në Bangkok
Protestuesit tajlandezë kanë hyrë në ndërtesën e qeverisë, pasi policia ka hequr barrikadat përreth selisë së saj.

Gjendja në Bangkok duket më e qetë pas veprimit të policisë, për të cilin zyrtarët thonë se ka pasur për qëllim shmagien e konfrontimit të mëtejshëm.

Aksioni i policisë pason përleshjet e dy ditëve të kaluara, me përdorimin e gazit lotsjellës dhe të plumbave të gomës.

Kryeministrja e Tajlandës ka hedhur poshtë kërkesat e protestuesve që ajo të japë dorëheqje.

Protestat antiqeveritare, që kanë nisur më 24 nëntor, kanë qenë kryesisht paqësore deri të shtunën, kur janë shndërruar në dhunë.

Së paku tre persona janë vrarë dhe mbi 220 të tjerë janë plagosur qysh të shtunën.
XS
SM
MD
LG