Ndërlidhjet

Kerry nis udhëtimin në Evropë dhe Lindje të Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, nis sot udhëtimin në Evropë dhe Lindje të Mesme.

Ndalesa e tij e parë do të jetë në Bruksel, në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku Afganistani pritet të jetë në krye të agjendës.

Në një ndryshim planesh, Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Kerry nuk do të ndjekë samitin e 20-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që do të mbahet të enjten dhe të premten në Kiev, për shkak të “çështjeve të planifikimit”.

Në vend të kësaj, Kerry do të ndalet në Moldavi.

Ai po ashtu do të vizitojë Jerusalemin dhe Ramallahun.
XS
SM
MD
LG