Ndërlidhjet

Dënohen balerini rus dhe bashkëpunëtorët e tij


Pavel Dmitrichenko
Pavel Dmitrichenko
Një gjykatë në Moskë ka dënuar balerinin Pavel Dmitrichenko dhe dy të pandehur të tjerë, për sulmin me acid kundër drejtorit të Baletit Bolshoi, Sergei Filin.

Dënimet pritet të shpallen gjatë ditës.

Prokurorët kanë kërkuar nëntë vjet burgim për Dmitrichenkon.

Ata kanë kërkuar dënimin me 10 vjet burgim edhe të personit që ka ekzekutuar sulmin në praktikë, si dhe gjashtë vjet për shoferin e tyre.

Sulmi i 17 janarit e ka lënë kreun e Baletit Bolshoi me djegie të rënda në fytyrë dhe të pamur të kufizuar.
XS
SM
MD
LG