Ndërlidhjet

Putini formon mekanizëm të ri antikorrupsion


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka krijuar një mekanizëm të ri për luftimin e korrupsionit.

Shërbimi për media i Kremlinit ka thënë se Oleg Plkhoi, i cili ka udhëhequr drejtorinë presidenciale për shërbime shtetërore, do të udhëheqë tani Drejtorinë Antikorrupsion.

Kjo e fundit do të kontrollojë të ardhurat e zyrtarëve, shpenzimet dhe deklarimet e pasurisë.

Korrupsioni mbetet një problem i madh në Rusi.

Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, të publikuar sot nga organizata Transparency International, Rusia është radhitur në vendin e 127-të, në listën prej 177 vendesh.

Ajo nuk ka shënuar asnjë përparim nga viti i kaluar.
XS
SM
MD
LG