Ndërlidhjet

Zgjedhjet marrin notë pozitive nga vëzguesit evropianët


Ilustrim

Ilustrim

Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë e vlerësoi me notë pozitive procesin e votimit në raundin e dytë.

Sipas tyre, në përgjithësi, integriteti i votës është mbrojtur mjaftueshëm, por kishte edhe raportime të fotografimit të fletëvotimit dhe raste të votimit familjar.

“Me këto zgjedhje, Kosova po shënon përparim të mëtejmë në rrugën e saj demokratike.
Shpresoj që këto zhvillime inkurajuese që i kemi vërejtur gjatë këtyre zgjedhjeve do të vazhdojnë deri në fund të procesit dhe se ato do të vënë themelet e forta të zhvillimit të ardhshëm demokratik të Kosovës", tha Roberto Gualtieri, Shef i Misionit, me rastin e publikimit të deklaratës preliminare të misionit.

"Suksesi i këtyre zgjedhjeve gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shtoi ai.

Vëzhguesit e BE-së kanë qenë të pranishëm në tërë Kosovën për dy muaj.

Deklarata e tyre preliminare mbulon zhvillimet që nga raundi i parë i zgjedhjeve.

Ambienti i përgjithshëm politik ishte i qetë në ditën e balotazhit, vlerëson Gualtieri ndonëse shton që “kishte tensione dhe pretendime të presioneve ndaj votuesve dhe blerjes së votave në disa komuna”.
XS
SM
MD
LG