Ndërlidhjet

Fule: Ka progres nga bisedimet maratonike për Bosnjën në Pragë


Prapë - Zllatko Lagumxhija dhe Stefan Fuele, gjatë bisedimeve maratonike për menjanimin e pengesave që ky shtet ka në rrugën e vet të integrimeve evropiane (2 dhjetor 2013)
Prapë - Zllatko Lagumxhija dhe Stefan Fuele, gjatë bisedimeve maratonike për menjanimin e pengesave që ky shtet ka në rrugën e vet të integrimeve evropiane (2 dhjetor 2013)
Komisionari evropian për zgjerim Stefan Fuele thotë se “njëlloj përparimi pozitiv” është arritur gjatë bisedimeve maratonike me liderët politik të Bosnjës, që synojnë menjanimin e pengesave që ky shtet ka në rrugën e vet të integrimeve evropiane.

Bisedimet 16-orëshe në Pragë, të cilat përfunduan në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kishin qëllim edhe arritjen e një marrëveshjeje për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Bosnje e Hercegovinë.

Komisionari evropian Stefan Fuele tha të martën se liderët e Bosnjës kanë arritur një lloj progresi për çështjen e zgjedhjes së përfaqësuesve në parlament, dhomën 15 anëtarëshe të kuvendit, si dhe për presidencën tri-palëshe (kroat, musliman boshnjak dhe serb).

“Tani, është e rëndësishme që liderët politik të mbesin të përkushtuar dhe të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për elementet e mbetura për zgjedhjen e anëtarëve të presidencës. Vetëm atëherë mundet Bosnja e Hercegovina të ecën para në integrimet evropiane”, i tha Fuele gazetarëve.

Këto ndryshime janë të nevojshme për zbatimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në rastin e Dervo Sejdiq, një aktivist rom, dhe Jacob Finci, që është çifut.

Ndryshimet në kodin zgjedhor, duhet të garantojnë të drejtën e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, që të zgjidhen në të gjitha pozitat, përfshirë edhe presidencën e përbashkët.

Sipas kushtetutës së Bosnjes, që u negociua si pjesë e marrëveshjes paqësore të Dejtonit që ndërpreu luftën trevjeçe (1992-95), disa pozita zgjedhore, mund të mbahen vetëm nga përfaqësuesit e kombeve kroate, muslimanët boshnjak dhe serbët.

Dështimi për të zbatuar vendimin “Sejdiq-Finci” ka mbajtur Bosnjën prapa në rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG