Ndërlidhjet

ShBA thirr për ulje të tensioneve mes Japonisë-Kinës


Japoni - Ishujt Senkaku, që janë bërë subjekt i ngritjes së tensioneve dhe grindjeve ndërmjet të Japonisë dhe Kinës
Japoni - Ishujt Senkaku, që janë bërë subjekt i ngritjes së tensioneve dhe grindjeve ndërmjet të Japonisë dhe Kinës
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje sot Japonisë dhe Kinës që të gjejnë një rrugëdalje për të ulur tensionet rreth ishujve të kontestuar në Detin Lindor Kinez.

Tensionet në këtë rajon janë shtuar pasi Kina lajmëroi vendosjen e një zone ndalimi-fluturimi mbi këta ishuj javën e kaluar.

Kina ka vendosur rregulla për aeroplanët që fluturojnë mbi këtë zonë, të cilat nëse nuk respektohen, siç ka thënë ajo “do të pësojnë masa mbrojtëse emergjente".

Gjatë vizitës në Tokoi të martën, zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka thënë se kjo lëvizje e autoriteteve kineze ka rritur rrezikun e “keqkalkulimeve” dhe ka bërë thirrje për “komunikim efektiv” ndërmjet të Pekinit dhe Tokios që të ulet ky rrezik.

Biden po ashtu ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do t’i qëndrojnë pranë Japonisë, duke shtuar se “ne do t’i mbesim besnik përkushtimin tonë në këtë aleancë”.

Japonia ishte ndalesa e parë e zëvendëspresidentit amerikan, i cili është në një turne në Azi, ndërsa qysh nesër ai do të udhëtoj për Kinë.
XS
SM
MD
LG