Ndërlidhjet

Rasmussen: S'bënë pa marrëveshje ShBA-Afganistan


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen

Kreu politik i Aleancës Veri-Atlantike (NATO) thotë se ky pakt ushtarak do të duhet të tërheq të gjitha trupat nga Afganistani deri në fund të vitit 2014, nëse presidenti afgan Hamid Karzai nuk nënshkruan pakt të sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Anders Fogh Rasmussen shpjegoi se pa një marrëveshje ShBA-Afganistan, NATO-ja nuk do të jetë në gjendje të finalizojë marrëveshjen e saj me qeverinë afgane.

Pakti Amerikano-Afgan i përcakton kushtet që iu lejojnë trupave amerikane që të mbesin në Afganistan edhe pas vitit 2014, edhe pas largimit të paqeruajtësve të huaj.

Këshilli i Pleqve të Afganistanit ka përkrahur këtë marrëveshje, mirëpo Karzai dëshiron që vendimin përfundimtar ta merr pasardhësi i tij, që do të zgjidhet në zgjedhjet e prillit.

Ky pakt do të jetë në tavolinën e diskutimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-së të cilët kanë nisur takimin dy-ditor të martën në Bruksel.
XS
SM
MD
LG