Ndërlidhjet

logo-print

Rasti Bolshoi: 20 vjet burg për tre të pandehurit


Rusi - Pavel Dmitrichenko (d) baletani i dikurshëm i teatrit Bolshoi gjatë paraqitjes në seancë në Moskë, 3 dhjetor 2013

Rusi - Pavel Dmitrichenko (d) baletani i dikurshëm i teatrit Bolshoi gjatë paraqitjes në seancë në Moskë, 3 dhjetor 2013

Një gjykatë në Moskë ka shpallur fajtor baletanin Pavel Dmitrichenko për sulmin me acid ndaj drejtorit artistik të teatrit Bolshoj Sergej Fillin, dhe e dënoi atë me gjashtë vjet burgim.

Dmitrichenko është gjetur fajtor si urdhërdhënës i këtij sulmi, nga i cili pjesërisht u vërbua ish drejtori Fillin.

Dy bashkëkryesit e tjerë të këtij sulmi, Yury Zarutski dhe Andrei Lipatov janë dënuar me 14 vjet në total.

Zarutsky që kreu këtë sulm në janar të këtij viti, u dënua me 10 vjet heqje lirie, kurse Lipatov që largoi sulmuesin nga vendi i ngjarjes me makinë, mori 4 vjet burg.
XS
SM
MD
LG