Ndërlidhjet

Vriten 4, lëndohen 17 nga sulmi vetëvrasës në Damask


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën katër persona janë vrarë nga një sulm vetvrasës ndaj zyrave të Ministrisë së Mbrjotjes në kryeqytetin sirian Damask.

Televizioni shtetëror i Sirisë raportoi të martën se nga ky sulm janë lënduar edhe 17 persona.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se zyrat e sulmuara i ndihmonin familjarët e ushtarëve të vrarë, dhe nuk ishte cak ushtarak.

Damasku ka qenë cak i shpeshtë i sulmeve vetëvrasëse gjatë 33 muajve të fundit, sa po zgjat konflikti në Siri.

Grupe që vëzhgojnë këtë luftë vlerësojnë se të paktën 126 mijë njerëz janë vrarë gjatë luftimeve.

Konflikti në Siri nisi në mars të vitit 2011 si një protestë paqësore anti-qeveritare, por u përshkallëzua në një luftë civile, pasi regjimi i presidentit Bashar al-Assad përdori dhunën për të shuar pakënaqësitë e protestuesve.
XS
SM
MD
LG