Ndërlidhjet

Izraeli dërgon ndihma humanitare në Siri


Izrael - Një automjet i blinduar i ushtrisë izraelite bënë manovra në afërsi të kufirit verior me Sirinë, përgjatë Rrafshnaltës Golan së okupuar (ilustrim).
Izrael - Një automjet i blinduar i ushtrisë izraelite bënë manovra në afërsi të kufirit verior me Sirinë, përgjatë Rrafshnaltës Golan së okupuar (ilustrim).
Izraeli ka bërë të ditur, për të parën herë, se po i dërgon ndihma humanitare viktimave të luftës civile në Sirinë fqinje.

Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon tha të martën se Izraeli po transferon ushqim, përfshirë edhe ushqim për bebe, si dhe ujë dhe “gjësende të tjera elementare” në Siri.

Ai foli gjatë një vizite që i bëri Rrafshnaltës Golan, përgjatë kufirit me Sirinë.

Zyra e tij sqaroi më vonë, se ndihmat humanitare dorëzohen përmes një pale të tretë, dhe se kjo praktitë është duke u zhvilluar për muaj të tërë.

Izraeli dhe Siria llogariten si armiq, dhe kanë luftuar shumë luftëra.

Përderisa Izraeli është përmbajtur në mbajtjen e anëve në luftën siriane, spitalet izraelite kanë trajtuar dhjetëra persona të plagosur gjatë luftimeve.
XS
SM
MD
LG