Ndërlidhjet

Arafat vdiq nga pleqëria, thonë hetimet franceze


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i ndjerë palestinez Yasser Arafat nuk ka vdekur nga helmimi por nga shkaqe natyrore, thuhet në një raport të hetuesve francez.

Testet e kryera në mbetjet mortore të Arafatit, sipas këtij dokumenti, tregojnë që ish-presidenti “vdiq nga mosha e shtyrë, pas një infeksioni” që kishte pësuar dhe jo nga helmimi me polonium qysh dyshohet.

Sipas radios France Inter, i cili ka cituar burime pranë ekipit hetimor, këto të dhëna pritet të bëhen publike pas pak ditësh.

Mbetjet e Arafat ishin zhvarrosur pas një kërkese të familjes së presidentit të ndjerë, e cila dyshonte se ai ishte helmuar e nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrore.
XS
SM
MD
LG