Ndërlidhjet

Ahmedinejad fton Rouhani në debat


Teheran - Ish-presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad (ilustrim)

Teheran - Ish-presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad (ilustrim)

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmedinejad ka ftuar të martën pasardhësin e tij Hassan Rouhani për të debatuar akuzat e “pabaza dhe të padrejta” që i janë atribuar atij si përgjegjës për gjendjen e mjerë ekonomike në republikën islamike.

Gjatë një fjalimi në televizion, ku foli për 100 ditët e tij në qeverisje, presidenti Rouhani tha se shthurja dhe keqmenaxhimi i Ahmedinejadit duhet fajësuar për gjendjen e rëndë ekonomike, siç duhet fajësuar inflacionin dhe sanksionet ndërkombëtare.

Rouhani po ashtu ka thënë se qeveria e tij ka trashëguar $67 miliard borxhe nga Ahmedinejad.

Në një letër që i dërgoi Rouhanit, Ahmedinejad që u largua nga posti i të parit të shtetit në gusht, ka shkruar se ai ka vendosur që t’i përgjigjet asaj që e quajti si komente të pasakta të cilat mund të çojnë në vendimmarrje të kequdhëzuar.

Një këshilltar i presidentit Rouhani ka thënë se shefi i tij është i gatshëm që t’i përgjigjet ftesës për debat, me kusht që Ahmedinejad “do të respektoj të vërtetën”.
XS
SM
MD
LG