Ndërlidhjet

Gjermania tenton ndalimin me ligj të grupeve ekstreme


Gjermani -- Një poster i Partisë Nacional Demokratike (NPD) kundër emigracionit (ilustrim)

Gjermani -- Një poster i Partisë Nacional Demokratike (NPD) kundër emigracionit (ilustrim)

Gjashtëmbëdhjetë shtete të Gjermanisë kanë nisur të martën përpjekjen e tyre të dytë për të ndaluar me ligj veprimin e Partisë Nacional Demokratike (NPD), pasi pretendojnë se ky subjekt ka adoptuar të njëjtin qëndrim kundër të huajve, që dikur kishte partia naziste e Adolf Hitlerit.

Programi politik dhe ideologjik i NPD-së, janë “thelbësisht identik me predikimet e lëvizjes nacional socialiste të Gjermanisë”, argumentojnë këto shtete në kërkesën që përmban 250 faqe, të cilën ia dorëzuan Gjykatës Kushtetuese të martën.

“Kërkesa praktikish demaskon pretendimet e NPD-së për zbatimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë”, i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve dpa, ministri i brendshëm i Saksonisë Holder Stahlknecht.
XS
SM
MD
LG