Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Kiev


Kiev - Protestuesit kanë kaluar edhe një natë në të ftohtë para ndërtesës qeveritare, në kërkim të dorëheqjes së qeverisë, 4 dhjetor 2013
Kiev - Protestuesit kanë kaluar edhe një natë në të ftohtë para ndërtesës qeveritare, në kërkim të dorëheqjes së qeverisë, 4 dhjetor 2013
Protestuesit ukrainas mbesin të mbledhur në masë jashtë ndërtesës së qeverisë në Kiev, si përgjigje ndaj refuzimit të qeverisë për lidhjen e raporteve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Brukseli zyrtar ka thënë se nuk ka asnjë plan për të takuar ndonjë delegacion të Ukrainës të mërkurën.

Qeveria ka sugjeruar më herët se bisedime të reja do të zhvillohen me BE-në.

Të martën ndërkaq, qeveria e kryeministrit Mykola Azarov i ka mbijetuar një votëbesimi në parlament, por protestuesit qeveritar janë zotuar se do të vazhdojnë me kërkesën për dorëheqje të qeverisë dhe se do të mbesin në rrugët e kryeqytetit, pavarësisht acarit.

Presidenti Viktor Yanukovich, ndërkohë, është larguar nga Ukraina për një vizitë në Kinë.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka ofruar mbështetjen e tij për opozitën, duke thënë se Wasingtoni i bënë thirrje qeverisë ukrainase që “të dëgjoj zërin e popullit të vet të cilët duan të jetojnë në liri dhe prosperitet”.
XS
SM
MD
LG