Ndërlidhjet

Hizbollah fajëson Arabinë Saudite për sulmin ndaj Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Drejtuesi i Hizbollahut, grupit militant të shiitëve të libanit, ka fajësuar Arabinë Saudite për sulmin me bomba në ambasadën iraniane në Bejrut.

Dy shpërthimet që ngjan më 19 nëntor, vranë 25 njerëz.

Grupi Brigadat e Abdullah Azam, që ka lidhje të ngushta me Al-Kaidan, ka marr përgjegjësinë për këto sulme, duke thënë se ato janë përgjigje ndaj mbështetjes që Irani dhe Hizbollahu po i japin qeverisë siriane dhe luftës në Siri.

Shefi i Hizbollahur Hassan Nasrallah, duke folur në një televizion libanez tha të martën se ai beson që ky grup ka lidhje me shërbimet e inteligjencës saudite.

Sipas tij, sulmi mbi ambasadën, që gjendet pranë bastionit jugor të Hizbollahut në Bejrut, është “e ndërlidhur me inatin që Arabia Saudite ka ndaj Iranit” dhe me “dështimin” që ka përjetuar Arabia Saudite në Siri.

Arabia Saudite sunite, është një prej mbështetësve më të mëdhenj ndërkombëtarisht të luftimeve të kryengritësve kundër forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG