Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë kundër sanksioneve të reja për Iranin


Ilustrim
Ilustrim
Shtëpia e Bardhë sërish ka paralajmëruar ligjvënësit amerikan për sanksione të reja kundër Iranit, duke thënë se ato mund të minojnë marrëveshjen e përkohshme ndërmjet të Teheranit dhe fuqive botërore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardh, Jay Carney tha se miratimi i sanksioneve të reja, edhe pse ato nuk do të hyjnë në fuqi për disa muaj nga sot, megjithatë ato mund ta bëjnë Iranin që të mendoj se Ëashingtoni ka negociuar me të në “besim të keq”.

“Nëse miratojmë sanksione të reja, iranianët dhe sipas të gjitha gjasave edhe partnerët tanë ndërkombëtar do të na shohin si një palë e cila ka negociuar me njet të keq, dhe kjo do të kishte ndikim në arkitekturën e boshtit të sanksioneve tona”, tha Carney.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë pajtuar muajin e shkuar, që programi bërthamor iranian do të frenohet.

Si shpërblim, Iranit do t’i hiqen disa sanksione.
XS
SM
MD
LG