Ndërlidhjet

logo-print

Biden arrin në Pekin


Japoni - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden (M) me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe (D) para fillimit të takimit në Tokio, 3 dhjetor 2013.

Japoni - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden (M) me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe (D) para fillimit të takimit në Tokio, 3 dhjetor 2013.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka arritur në Pekin për takime me liderët kinez.
Bisedimet e së mërkurës pritet të përfshijnë edhe rritjen e tensioneve në këtë rajon, pas vendimit të Kinës për të deklaruar si zonë me ndalim-fluturimi mbi ishujt e kontestuar në Detin Lindor Kinez.

Biden i cili fluturoi për Kinë pas vizitës tek aleatja amerikane Japonia të martën, tha se ai është i brengosur thellë për veprimet e Pekinit.

Ministria kineze e mbrojtjes tha të mërkurën se forcat e saj janë “plotësisht të pajisura për të kryer një kontroll të thuktë” në këtë zonë.

Fluturaket ushtarake amerikane, japoneze dhe të Koresë së Jugut kanë fluturuar mbi këtë zonë, pa lajmëruar paraprakisht autoritetet kineze, sikur që po dëshiron dhe kërkon Pekini zyrtar.

Kjo zonë, përfshinë edhe ishujt Senkaku të kontrolluara nga Japonia, që gjenden pranë një rezervoari të gazit dhe naftës, e që Kina pretendon se janë të saj.
XS
SM
MD
LG