Ndërlidhjet

Ditëlindja e mbretit ndal protestat në Tajlandë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Protestuesit në Tajlandë që po synojnë rrëzimin e qeverisë, kanë ndërprerë të mërkurën demonstratat e tyre para shtabit të policisë, mirëpo lideri i tyre ka thënë se beteja do të vazhdojë përkundër përpjekjeve të autoriteteve që të shuajnë krizën.

Ushtria, e cila ka kryer ose ka tentuar për 18 herë grusht-shtet në tetë dekadat e fundit, ka qëndruar anash në trazirat e fundit, kurse shefi i forcave detare dhe komandantët e tjerë, kanë hedh poshtë mundësinë e intervenimit, në kohën kur situata po i kthehet normales.

Pas disa ditësh dhunë, ku pesë veta gjetën vdekjen, autoritetet i bënë thirrje policisë që të tërhiqet dhe të lejoj protestën e qytetarëve, të cilët për një kohë kanë mbajtur të rrethuar disa agjenci shtetërore, në përpjekjen e tyre për të rrëzuar qeverinë.

Lideri i protestave Suthep Thaugsuban paralajmëroi sot një pauzë 24 orëshe, e cila u thirr për nder të ditëlindjes së 86-të të mbretit Bhumibol Adulyadej, i cili nderohet shumë nga tajlandezët.

Mirëpo, sipas tij, fushata për rrëzimin e qeverisë, do të vazhdojë menjëherë pas festimeve.
XS
SM
MD
LG