Ndërlidhjet

George Bush fiton çmimi për liri dhe drejtësi


Ilustrim
Ilustrim
Fondacioni Lyndon B. Johnson i ka ndarë ish-presidentit amerikan George H.W. Bush çmimin vjetor për shërbimet e tij në të mirë të publikut dhe karrierën qeveritare.

Bushi pranoi çmimin për Liri dhe Drejtësi për të Gjithë, të martën në zyrën e tij në Houston, Texas.

Ky fondacion ka thënë përmes një deklaratë për shtyp se Bush personifikon vizionin presidencial të bashkëkombasve të tij nga Teksasi për Amerikën.

Dy vajzat e Johnsonit, Luci Baines Johnson dhe Lynda Johnson Robb, kanë marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimir për Bushin dhe gruan e tij Laura.

Kjo është hera e dytë që ky fondacion ndan një çmim të tillë.

Laureati i parë ishte përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, John Lewis, demokrati nga Gjeorgjia, që njihet si aktivist i fuqishëm për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG