Ndërlidhjet

Vritet një komandant i Hezbollahut në Bejrut


Ilustrim

Ilustrim

Hezbollahu, një grup militant i shiitëve të Libanit njoftoi të mërkurën se një prej komandantëve të saj është vrarë në shtëpinë e tij gjatë natës në Bejrut.

Ky grup fajëson shtetin e Izraelit, të ketë kryer siç thonë, këtë atentat.

Sipas një komunikate për shtyp që ka lëshuar Hezbollahu, komandanti i vrarë është Hassan al-Laqqis.

Në këtë njoftim, nuk janë dhënë më shumë detaje rreth operacionit që çoi në vrasjen e komandantit të Hezbollahut, por megjithatë shkruan se “akuzat i drejtohen armikut tonë, Izraelit”.

Agjencia e lajmeve Reuters citon burimet e veta në vendngjarje të cilat shpjegojnë se i ndjeri është vrarë nga profesionistë, me një plumb në kokë, derisa ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij.

Sipas medieve ndërkombëtare Laqqis ishte komandant edhe i një togu të ushtarëve të Hezbollahut që luftojnë në Siri, në krah të forcave ushtarake të regjimit të Bashar al Assad.
XS
SM
MD
LG