Ndërlidhjet

Azarov: Protestuesit që shkelin ligjin do të ndëshkohen


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri ukrainas Mykola Azarov ka paralajmëruar opozitarët që të ndalin eskalimin e situatës politike, në kohën kur protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Gjatë mbledhjes së kabinetit të tij të mërkurën, Azarov u ka tërhequr vërejtjen protestuesve që po bllokojnë hyrjen në ndërtesën qeveritare, se nëse dikush gjendet fajtor për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, atëherë ata do të përballen me drejtësinë.

Opozitarët po kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të refuzimit për të nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asoccim me Bashkimin Evropian.

Arsye tjetër e demonstratave masive në “Sheshin e Pavarësisë” të Kievit është edhe ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve gjatë fundjavës së shkuar.

Një mocion që opozita kishte paraqitur për votëbesim të martën në parlament, nuk mori votat e mjaftueshme.
XS
SM
MD
LG