Ndërlidhjet

logo-print

Meksiko: Vidhet kamioni që bartte mbetje radioaktive


Ilustrim

Ilustrim

Është vjedhur një kamion në Meksiko i cili po transportohet materie të rrezikshme radioaktive që përdoren për trajtime mjekësore, njoftoi të mërkurën një mekanizëm i Kombeve të Bashkuara.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) tha sot se është njoftuar nga autoritetet meksikane që ky kamion po transportonte cobalt-60 nga një spital i Tijuanas, për në depon ku duhej magazinuar këto mbetje radioaktive.

Kamioni siç thuhet është vjedhur të hënën në Tepojaco, që është afër Meksiko Siti.

“Në kohën kur kamioni është vjedh, materiali radioaktiv është i magazinuar si duhet.
Megjithatë, ky material mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit, nëse e largojnë nga kutitë, ose nëse ato kuti dëmtohen”, ka thënë IAEA.

Kjo agjenci i ka ofruar ndihmën e saj autoriteteve meksikane për gjetjen e këtij materiali, dhe për ka alarmuar publikuun për rrezikun që mund të pasojë, nëse nuk gjendet shpejt ky mjet transportues.
XS
SM
MD
LG