Ndërlidhjet

Presidenti francez u operua nga prostata


Paris - Presidenti i Francës François Hollande (Ilustrim)

Paris - Presidenti i Francës François Hollande (Ilustrim)

Presidenti i Francës François Hollande ka bërë të ditur të mërkurën se është operuar pak kohë më parë nga prostata, dhe se rezultatet e mëvonshme kanë dëshmuar se gjendja e beninje.

Shëndeti i liderëve francez është një çështje shumë e ndieshme, që kur ish-presidenti François Mitterrand mbajti të fshehur për më së një dekadë kancerin në prostatë, gjatë shërbimit të tij 14 vjeçar në këtë post.

Mitterrand ka vdekur një vit pasi kishte mbaruar mandatin në vitin 1995.

Kanceri në prostatë i Mitterand ishte diagnostifikuar në vitin 1981, por është bërë publik tek në vitin 1992, gjatë mandatit të tij të dytë presidencial.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e 59 vjeçarit Hollande thotë se ai ka kaluar disa ditë në spital, gjatë muajit shkurt 2011, dhe se është trajtuar nga e “enjtja beninje e prostatës”.

“Nuk ka pasur nevojë për një përcjellje të mëtejme mjekësore pas operacionit”, thuhet në këtë njoftim.

Francezët janë shumë të ndieshëm për shëndetin e liderëve të tyre, pasi përveç presidentit Mitterrand, edhe presidenti Georges Pompidou (1969-1974) kishte vdekur nga kanceri.

Edhe në rastin e tij, sëmundja ishte mbajtur sekret nga opinioni publik, i cili e ka marr vesh për shkakun e vdekjes së Pompidou 5 vjet më vonë.
XS
SM
MD
LG