Ndërlidhjet

logo-print

Ministri i jashtëm zviceran zgjidhet president


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i punëve të jashtme të Zvicrës Didier Burkhalter është zgjedhur të mërkurën si presidenti i shtetit alpin për vitin 2014, duke qenë kështu pasardhësi i ministrit të mbrojtjes Ueli Maurer.

Presidenca zvicerave bënë rotacion çdo vit, ndërmjet të shtatë anëtarëve të kabinetit gjithëpërfshirës, ndërsa roli i kreut të shtetit është thjesht simbolik.

53 vjeçari Burkhalter, është anëtar i partisë së qendrës së djathtë, Partisë Liberal Radikale, dhe vjen nga kantoni frankofon Neuchatel.

Presidenti zgjidhet nga parlamenti zviceran, ku sot Burkhalter mori bekimin e shumicës me 183 nga 202 vota.

Maurer, që është anëtar i krahut të djathtë popullist, Partisë Popullore të Zvicrës, kur është zgjedh në vitin 2012, kishte marr 148 vota.
XS
SM
MD
LG