Ndërlidhjet

Putin pajtohet me kushtet e amnistisë së propozuar


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin

Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka dhënë sot pëlqimin e tij për një amnisti e cila do të lironte nga burgu aktivistët e Greenpeace dhe anëtarët e punk grupit Pussy Riot.

Putin tha të mërkurën se amnistia nuk do të vlej për ata persona që vuajnë burgun për vepra të rënda.

Sipas tij, amnistia do të vë në pah “humanizmin” e qeverisë, por se kjo gjë nuk duhet të interpretohet si një gjë që kriminelët mund të kryejnë vepra, dhe “të nesërmen të falen nga shteti”.

Presidenti rus i bëri të ditura këto risi gjatë një takimi që pati me avokatin e popullit Vlladimir Llukin dhe shefin e Këshillin Presidencial për të Drejtat e Njeriut Mikhail Fedotov, të cilët ia paraqitën sot kushtet e amnistisë së propozuar.

Ky i fundit tha se amnistia do të vlej për aktivistët e Greenpeace, kryeopozitarin Aleksei Navalny dhe ish-oligarkun Mikhail Khodorkovsky.

Anëtaret e punk grupit Pussy Riot, Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina kanë po ashtu gjasa që të rifitijnë lirinë me këtë valë të amnistisë, e cila duhet të aprovohet edhe nga parlamenti i Rusisë.
XS
SM
MD
LG