Ndërlidhjet

Italia mund të dërgojë trupa shtesë në Kosovë


Emma Bonino
Emma Bonino
Shefja e diplomacisë italiane, Emma Bonino, ka thënë se Qeveria në Romë është e gatshme të marrë në konsideratë dërgimin e trupave shtesë në Kosovë.

Ajo e ka bërë këtë deklaratë në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se a mund të dërgojë Italia përforcime në KFOR, pasi Franca ka vendosur të tërheqë 300 ushtarët e saj të fundit nga Kosova, duke u dhënë përparsi operacioneve ushtarake në Afrikë.

Bonino ka thënë se Roma nuk ka pranuar ndonjë kërkesë specifike nga NATO-ja, porse ajo është e gatshme ta marrë atë në shqyrtim.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në takimin e ministrave të Aleancës Veriatlantike në Bruksel, ka shprehur mirëkuptim për vendimin e Parisit.
XS
SM
MD
LG