Ndërlidhjet

Gruevski kërkon presion mbi Athinën


Nikolla Gruevski
Nikolla Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka thënë se perspektivat për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë midis Athinës dhe Shkupit janë më të këqijat ndonjëherë në 18 muajt e fundit.

“Është më keq se më herët. Situata mund të zhbllokohet vetëm nëse Greqia vihet nën presionin e vendeve siç janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca. Në të kundërtën, nuk mundet”, ka thënë Gruevski në një intervistë për gazetën Financial Times.

Ai ka thënë se qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë kanë shënuar përparime drejt kompromisit në periudhën 2009-2011, kur kryeministër grek ka qenë socialisti Jorgos Papandreu, porse gjithçka ka nisur kah e kundërta gjatë qershorit 2012, kur në krye të qeverisë greke ka ardhur konservatori Antonis Samaras.
XS
SM
MD
LG