Ndërlidhjet

logo-print

Irani planifikon të rrisë prodhimin e naftës


Ministri iranian i Naftës, Bijan Namdat Zangeneh.

Ministri iranian i Naftës, Bijan Namdat Zangeneh.

Irani ka thënë se planifikon të rrisë prodhimin e naftës, pasi të hiqen sanksionet ndërkombëtare kundër tij.

Irani aktualisht mbush mbi 1 milion fuçi në ditë, që është shumë më pak se niveli i tij normal i prodhimit, prej 4 milionë fuçish në ditë.

Ministri i Naftës, Bijan Namdat Zangeneh, duke folur në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, ka thënë se Republika Islamike do të rrisë prodhimin e saj, pavarësisht kuotave të vëna nga kjo organizatë.

Ka shqetësime se një veprim i tillë i Iranit mund të ndryshojë balancën në tregjet e naftës dhe çmimin e naftës.

Tregjet po ashtu mund të ballafaqohen me vëllime të reja të naftës edhe nga Libia dhe Iraku.
XS
SM
MD
LG