Ndërlidhjet

NATO, presion Kabulit për paktin me SHBA-në


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i ka bërë thirrje Qeverisë së Afganistanit që të nënshkruajë me urgjencë paktin e sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

Rasmussen ka paralajmëruar se nuk do të ketë trupa dhe pajisje ushtarake në dispozicion për Afganistanin, nëse nënshkrimi i marrëveshjes shtyhet.

Ai nuk ka spekuluar se kur është data e fundit për nënshkrim, por ka thënë se pakti është i nevojshëm në mënyrë që edhe NATO-ja të nënshkruajë marrëveshjen e saj me Kabulin, për të rregulluar misionin e aleancës pas vitit 2014.

Karzai ka thënë se marrëveshja duhet të nënshkruhet pas zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në pranverë të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG