Ndërlidhjet

Alepo: 18 të vrarë nga sulmi rebel


Alepo - foto arkivi
Alepo - foto arkivi
Aktivistët sirianë thonë se raketat kundër caqeve të qeverisë në qytetin Alepo kanë vrarë së paku 18 persona.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se pesë trupa të regjimit, përfshirë një oficer, janë në mesin e të vrarëve.

Sulmi është konfirmuar edhe nga televizioni shtetëror, i cili ka raportuar për 17 persona të vrarë.

Alepo ka qenë një nga skenat kryesore të konfliktit midis forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë, i cili ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Mbi 126,000 njerëz kanë humbur jetën nga luftimet.
XS
SM
MD
LG