Ndërlidhjet

Mandela në “shtratin e vdekjes”


Ilustrim

Ilustrim

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është duke luftuar për jetën nga “shtrati i vdekjes”.

Vajza e tij, Makazive Mandela, ka thënë se ai “vazhdon të jetë me ne, i fuqishëm dhe i guximshëm”.

“Nga shtrati i vdekjes na jep mësime për durim, dashuri dhe tolerancë”, ka thënë ajo.

Mandela, 95 vjeç, vuan nga një infeskion i rëndë në mushkëri dhe qysh në muajin shtator po shërohet në shtëpi.

Mandela është i njohur në botë për luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut dhe pastaj për nxitjen e pajtimit midis racave.

Ai ka qenë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut.
XS
SM
MD
LG