Ndërlidhjet

logo-print

Kerry arrin në Moldavi


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon presidentin moldav, Nicolae Timofti. Kishinau, 4 dhjetor, 2013.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon presidentin moldav, Nicolae Timofti. Kishinau, 4 dhjetor, 2013.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Moldavi, për t’i shprehur mbështetje republikës ish-sovjetike për lëvizjet e saj pro perëndimore.

Qëndrimi i Kerryt në Kishinau vjen pasi Moldavia, së bashku me Gjeorgjinë, kanë vënë inicialet në marrëveshjet për lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian, javën e kaluar.

Duke vepruar kështu, Kerry ka vendosur të anulojë pjesëmarrjen në një konferencë ministrore në Ukrainë, vendin që ka refuzuar një marrëveshje me Brukselin, në favor të mbajtjes së lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

Moska i është përgjigjur marrëveshjes së Kushinaut me Brukselin me ndërprerjen e importit të naftës moldave.
XS
SM
MD
LG