Ndërlidhjet

Sot, takimi i radhës Thaçi-Daçiq


Foto arkivi
Foto arkivi
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, takohen sot në Bruksel për një rreth të ri bisedimesh, të lehtësuara nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kjo e fundit ka paralajmëruar se temë diskutimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Takimi vjen pak ditë pas zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat për herë të parë kanë marrë pjesë edhe komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.

Rrjedhimisht, në krye të agjendës së sotme pritet tëjetë statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin kryeministri Thaçi ka thënë se nuk do të ketë kompetenca të ndonjë entiteti politik dhe etnik.
XS
SM
MD
LG