Ndërlidhjet

Meksikë: Gjendet materiali i humbur radioaktiv


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet meksikane kanë gjetur materialin radioaktiv, kobalt-60, i cili është zhdukur pasi kamioni me të cilin transportohej, është vjedhur.

Zyrtarët thonë se materiali është gjetur të mërkurën, pranë lokacionit ku ka ndodhur vjedhja, në pjesën qendrore të Meksikës.

Sipas tyre, ai paraqet rreziqe serioze për shëndetin e të gjithë atyre që mund ta kenë prekur.

Kamioni, i cili është dashur të dorëzojë materialin në një depo të mbeturinave radioaktive, është vjedhur nga persona të armatosur dy ditë më parë.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka paralajmëruar se materiali është “ekstremisht i rrezikshëm” nëse nxirret nga mbrojtja e tij.
XS
SM
MD
LG