Ndërlidhjet

logo-print

Rice kritikon shkeljet humane në Kinë, Rusi e Iran


Susan Rice

Susan Rice

Këshilltarja për siguri kombëtare e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dalë me kritika të reja për abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë, Rusi dhe Iran.

Susan Rice, duke folur në Samitin e parë Vjetor të të Drejtave të Njeriut në Uashington, ka përmendur arrestimin e aktivistëve pro-demokratikë në Kinë.

“Populli kinez përballet me kufizime në rritje të lirisë së shprehjes dhe të tubuarit”, ka thënë Rice.

Ajo po ashtu ka thënë se autorutetet ruse janë angazhuar në përpjekje sistematike për të kufizuar veprimet e shoqërisë civile, e cila ngre zërin kundër korrupsionit, si dhe për të stigmatizuar komunitetin homoseksual.

Rice ka thënë se sanksionet e Uashingtoni kundër abuzuesve me të drejtat e njeriut në Iran do të vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG