Ndërlidhjet

logo-print

SHBA përpiqet të mësojë qëllimin e rebelëve sirianë


Martin Dempsey

Martin Dempsey

Zyrtarët amerikanë thonë se Uashingtoni po bën përpjekje të mësojë më shumë për grupet militante islamike, që luftojnë kundër Qeverisë siriane.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Martin Dempsey, nuk ka thënë nëse SHBA ka pasur bisedime të drejtpërdrejta me rebelët islamikë, disa prej të cilëve besohet se kanë lidhje me Al Kaidën.

Por, ai ka thënë se Uashingtoni është duke hetuar nëse këto grupe myslimane sunite kanë ndonjë qëllim për të qenë të moderuara dhe gjithëpërfshirëse, ose duan vetëm radikalizim.
XS
SM
MD
LG