Ndërlidhjet

logo-print

Qantas shkurton 1,000 vende pune


Ilustrim

Ilustrim

Kompania ajrore e Australisë Qantas do të shkurtojë 1,000 vende pune, pas humbjes së 271 milionë dollarëve gjatë gjashtë muajve të fundit.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Alan Joyce, ka thënë se kompania do të luftojë me “rrethana të jashtëzakonshme”, përfshirë kosto të larta të karburantit, dollarin e forcuar australian dhe konkurrencën e ashpër nga rivalët.

Qantas ka thënë se përballet me konkurrencë të pandershme nga kompania Virgin Australia, e cila financohet nga mbështetës të huaj dhe ofron çmime më të lira.

Qantas i kërkohet me ligj që të jetë kryesisht në pronë të Australisë.
XS
SM
MD
LG