Ndërlidhjet

Kerry takon sot Netanyahun


John Kerry
John Kerry
Marrëveshja bërthamore me Iranin dhe perspektivat e paqes izraelito-palestineze pritet të jenë në agjendën e bisedimeve të sotme midis sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kerry ka arritur në Izrael pas një udhëtimi në Evropë.

Netanyahu ka qenë kundërshtar i zëshëm i marrëveshjes midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, duke thënë se ajo është një gabim historik që do t’i lejojë Iranit të vazhdojë me programin e tij bërthamor.

Sipas marrëveshjes, Irani është pajtuar që të frenojë pjesë të programit bërthamor, në këmbim të lehtësimit të pjesshëm të sanksioneve ndërkombëtare.

Izraeli e sheh Iranin me kapacitet eventual bërthamor si kërcënim ekzistencial për shtetin hebre.

Pas bisedimeve me Netanyahun, Kerry do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG