Ndërlidhjet

BE paralajmëron për rrezikun e luftëtarëve të huaj në Siri


Siri
Siri
Shefi antiterror i Bashkimit Evropian, Gilles de Kerchove, pritet të tërheqë vërejtjen në një takim të ministrave të Brendshëm të BE-së për “kërcënimin e madh të sigurisë” që paraqet rritja e numrit të luftëtarëve të huaj në Siri.

Deklarata e siguruar nga agjencia AP, në mënyrë specifike bën thirrje për përdorim më të mirë të informacioneve të pasagjerëve, për të gjurmuar se kur dhe si udhëtojnë rebelët për në Siri.

Ministrat e Brendshëm të BE-së do të shohin edhe për mënyrat se si të bashkëpunojnë më afër me fqinjin e Sirisë, Turqinë, përmes së cilës shumica e luftëtarëve arrijnë në Siri.

“Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë Turqinë në përmirësimin e kontrollit në kufinj dhe aeroporte dhe duhet të bëjë më shumë në parandalimin e radikalizmit të individëve, posaçërisht në kampet e refugjatëve”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ka thënë se përveç luftëtarëve nga Bashkimi Evropian, ka rreth 500 nga vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në veçanti kontributin nga Bosnja dhe Kosova.

“Kosova ka 80 deri në 100, nga 2 milionë banorët e saj”, ka thënë ai.

Zyrtari ka thënë se numri total i luftëtarëve të BE-së mund të jetë mbi 1,000.
XS
SM
MD
LG