Ndërlidhjet

logo-print

KS voton për vendosjen e forcave në Afrikën Qendrore


Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit - foto arkivi

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara voton sot për të autorizuar rritjen e aksioneve ushtarake të Francës dhe trupave afrikane në Republikën e Afrikës Qendrore.

Vendi afrikan është ngufatur nga dhuna sektare, përfshirë vrasjet, torturat dhe përdhunimet.

Grupet myslimane dhe të krishtera luftojnë njëri-tjetrin dhe dhjetëra-mijëra njerëz kanë gjetur strehim në kisha dhe xhami, nga frika e sulmeve sektare.

Franca ka kërkuar votimin e një rezolute, e cila do të autorizonte vendosjen në këtë vend të një force të udhëhequr nga Bashkimi Afrikan, me mandat njëvjeçar, për të mbrojtur civilët dhe për të rikthyer sigurinë dhe rendin publik.
XS
SM
MD
LG