Ndërlidhjet

Mbreti i Tajlandës bën thirrje për siguri


Bangkok - 2 dhjetor 2013.

Bangkok - 2 dhjetor 2013.

Në adresimin e tij për ditëlindje, Mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, i ka bërë thirrje popullit që të kryejë detyrat e tij për sigurinë e kombit.

Tajlanda po feston 86-vjetorin e lindjes së Mbretit, në mes të pushimit të protestave të dhunshme në Bangkok.

Protestuesit kanë ndaluar sulmet e tyre ndaj ndërtesave qeveritare për kremtën e ditëlindjes, por kanë thënë se do t’i vazhdojnë ato pas saj.

Mbreti nuk ka përmendur protestat që kanë nisur disa javë më parë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministres Yingluck Shinawatra, e cila është zgjedhur në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG