Ndërlidhjet

UNESCO fut gjëra të reja nën “trashëgimi të paprekshme”


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka futur teknikat e lashta për bërjen e verës gjeorgjiane në listën e “trashëgimisë së paprekshme” që ka nevojë të ruhet.

UNESCO ka thënë se të dërguarit e saj kanë bërë 14 listime të reja në total, gjatë takimit të tyre në Baku të Azerbajxhanit.

Në mesin e hyrjeve të reja janë metodat tradicionale japoneze për gatim Washoku, dieta mesdhetare dhe përdorimi tradicional i numëratorit për numërim në Kinë.

Trashëgimia e Paprekshme Kulturore, e themeluar në vitin 2008, ka për qëllim të ndihmojë në demonstrimin e shumëllojshmërisë së kësaj trashëgimie dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e saj.
XS
SM
MD
LG